Eja në showroomet tona!
Dyert tona janë të hapura, ju mirëpresim në dyqanin tonë në Prizren apo në Prishtinë.
Dyert tona janë të hapura, ju mirëpresim në dyqanin tonë në Prizren apo në Prishtinë.
Kompania Temaj është themeluar në vitin 2002 nga vëllezërit Temaj, me aktivitet kryesor ofrimin e shërbimeve ndërtimore.
Fillimisht si biznes i vogël familjar, dhe me numër të vogël të punëtorëve, kompania ka zgjeruar aktivitetin e saj në sektorin e ndërtimtarisë, duke kaluar në tregti, përkatësisht furnizim me pakicë dhe shumicë me materiale të qeramikës dhe sanitari, si dhe materiale të tjera të ndërtimtarisë.
Historiku i investimeve dhe zhvillimit të kompanisë fillon në vitin 2011, kur kompania vendos të investoj në Depon e Materialit Ndërtimor.
Ndërsa në vitin pasues 2012, investimet rriten edhe më shumë kur kompanisë i shtohen edhe Punëtoria për Përpunimin e Mermerit dhe Granitit, dhe Hapja e Njësisë për Tregti me Qeramikë dhe Sanitari.
Pas kërkesave gjithnjë e më të mëdha të tregut, në vitin 2013 kompania vendos të investojë në Fabrikën për dyer dhe dritare nga PVC, ndërsa në vitin 2014, bashkë-investon në Fabrikën e Prodhimit të Betonit.
Në vazhdën e përpjekjeve për të qenë sa më afër klientëve të saj dhe për të ofruar shërbime sa më moderne, në vitin 2017 kompania Temaj shënon edhe rritjen dhe zgjerimin më të madh, kur pas ndryshime të menaxhmentit, ndryshon strategjinë e të bërit biznes, duke i dhënë fokus të vecantë marketingut online.
Përgjatë rrugëtimit të saj 18 vjeçar, falë përkushtimit të palodhshëm, besueshmërisë dhe bashkëpunimit me mijëra klientë në Kosovë dhe rajon, sot Temaj është kompani lidere në tregtinë me Qeramike dhe Sanitari , si dhe në sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë, dhe numëron më shumë se 70 punëtorë të rregullt.